Home Aktuale TURNEU MBARËRËKOMBËTAR I FUTBOLLIT PËR FËMIJË U-15, EDICIONI JUBILAR I 20-ti, ME...

TURNEU MBARËRËKOMBËTAR I FUTBOLLIT PËR FËMIJË U-15, EDICIONI JUBILAR I 20-ti, ME RADHË “TËRNOCI 2025”

794
0
SHARE

SHABAN SINANI

Qyteti i Bujanocit nga data 22 deri më 25 maj është nikoqire edicionit të jubilar i 20-ti Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15, me moton “TËRNOCI 2025”, ku edhe kësaj radhe marrin pjesë reprezentacionet e qyteteve të Durrësit, Tetovës, Pejës, Ulqini dhe nikoqirit Bujanocit

Sipas agjendës së vendit organizatorë ekipet në Bujanoc do të arrin me datën 22 maj, dhe do të akumulohen tek moshatarët e tyre në vendbanimin Tërnoc ku edhe do të zhvillohet Turneu, ndërsa hapja solemne është para të zhvillohet më 23 maj në stadiumin e klubit të futbollit Tërnoci .

Sipas koordinatorit të këtij manifestimi sportiv mbarëkombëtar “Tërnoci 2025”, Nexhat Aliu shorti i ndeshjeve do të hidhet në mbrëmje e 22 majit në Tërnoc ku të pranishëm do të jenë të gjithë koordinatorët e qyteteve pjesëmarrëse.

“Duke pasur para sysh se është Turneu i 20-të jubilar atëherë ky turne do të jetë një festë e vërtet për Bujanocin me që ndërlidhet e edhe me manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit”. Deri më tani të gjitha qytetet kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe shpresoj se se turneu jubilar do të kaloi në nivelin më të lartë ashtu siç edhe e merriton” tha koordinatori Nexhat Aliu

Duke u bazuar në 19 edicopnet e më parshme, në këtë manifestim mbarëkombëtar të sportit në mbylljen solemne ku edhe shpallen fituesit krahas ekipeve, stafit përcjellës pritet të jenë edhe kryetarët e Komunave . Kujtojmë se Turneu Mbarëkombëtar i futbollit pë fëmijë ka filluar në vitin 2003 në qyettibn e Durrësit I organizuar nga Qendra Kulturore për fëmijët e Durrësit dhe ideatorin Nauim Kërçuku. Turneu “Tërnoci 2025” për të katërtën here organizohet nga komuna e Bujanoci aq edicione sa kanë organizuar edhe Durrësi, Tetova, Peja dhe Ulqin,

Në bazë të informative që posedojmë të gjitha qyetet tani më janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit për pjesëmarrje në këtë Turnir tradicional mbarëkombëtarë të futbollit për fëmijë u-15.