Në periferi të fshatit Tërnoc përgjatë rrugës e cila lidhë këtë fshat me malësinë e Bujanocit dhe ka dalje me Kosovën ende dëgjohet zhurma e gurëve të mullirit të cilet i lëvizë fuqia e ujit.
Mulliri është i vendosur mbi Tërnoc i cili punon me fuqinë e ujit të lumit që rrjedh nga fshatrat e malësisë e Bujanocit.
Dikur përgjatë këtij lumi ishin 18 mullinjë, kurse tani ekziston vetëm ky që është i ndërtuar rreth 130 vite më parë.
Tregohet se me vite në këtë mulli nuk kanë bluar vetëm Tërnocasit por edhe prej f shatrave përreth, madje edhe prej Preshevësi
Me të arritur tek mulliri në pritje na doli mullisi Arbeni i cili me krenari rrëfeu për m ullirin që e kishte trashguar nga katragjyshi i tij gjenerat pas gjenerate tek babai i t ij e më pas tek Arbeni.
Tek Ujvara muri i agës Lemi, apo siç është njohuri zidi i parë i ndërtuar 70 vite më parë , një pjesë e ujit ndahet dhe vazhdon në kanalin që shkon drejt mullirit i cili është i rregulluar për të shtyrë në funksion mullirin.Më pas Mullisi Arbeni tregon ecurinë e bluarjes së misirit.
Gjatë vizitës sonë mushështerinjët vijnë herë pas here për të bluar,ata thonë se mielli i misrit është I shëndet dhe se gatujanë receta të ndryshme.
Shaban Mamuti nga Letovica e Bujanocit jeton dhe vepron në Zvicër, ai është shumë i dhënë pas miellit të misrit.Edhe pse i ri, ka dëshirë të ushqehet me ushqime tradicionale nga mielli i misirit.
Talat Destani nga Tërnoci, rrëfen kujtimet kur kishte punuar me babain e Arbenit, të ndjerin Medatin, ai thotë se dikur ka patur punë pa ndërprerë.
Talati thotë se edhe sot ka të tillë që e dojnë dhe përdorin miellin e misrit,
ai që prej kohësh nuk ishtë ndarë nga ky mulli, gjatë bisedës sonë na rrëfeu një histori të hershme kur kishte shpëtuar një fëmijë i cili kishte rënë në kanalin e ujit që vie nga lartë të drejtim të mullirit.
Ndërkoh ai kujton disa nga mullinjët të cilët ishin dikur përgjatë lumiit.
Gjatë qëndrimit tonë tek mulliri, kishe edhe mushterinjë të atillë që vinin jo për të bluar por për të blerë mielll misiri.
Mulliri i Tërnocit që vepron me fuqinë e ujit tashmë ka kaluar një shekullë jetë, ai është ndërtuar rreth 130 vite më parë, por për funskionuar edhe më gjatë ka nevojë për një renovim. E nëse pronari i tij nuk ka mundësi për të bërë një gjë edhe të tillë atëherë i mbtetetet institucioneve ose shoqërisë të ndihmojnë që edhe për një kohë të jetë aktiv me qëllim që ti ruajmë traditat e së kaluarës.
(Projekti “Zejet e vjetra të mos i harrojmë”, është mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar)







