Home Aktuale Admir Nazifi merr besimin nga KKSH për drejtor të shkollës ...

Admir Nazifi merr besimin nga KKSH për drejtor të shkollës së mesme në Bujanoc

786
0
SHARE

Admir Nazifi merr besimin nga KKSH për drejtor të shkollës së mesme në Bujanoc

Profesor Admir Nazifi merr besimin për drejtor të shkollës së mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Sipas një burimi, Këshilli Kombëtar Shqiptar i ka dhënë besimin vetëm Admir Nazifit për të drejtuar shkollën e mesme në Bujanoc.

Profesori i lëndëve të ekonomisë, Admir Nazifi,ditë më parë ka siguruar besimin e Këshillit të Profesorëve në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi “ në Bujanoc për të udhëhequr këtë institucion arsimor.

Pas një votimi të zhvilluar, Admir Nazifi mori votat e 58 mësimëdhënësve, kundrejt 44 sa mori kundërkanditati i tij, Muhamed Jashari, profesor i historisë, ndërsa 3 fletvotime dolën të pavlevshme.
Ditët në vijim pritet të jep vendimin edhe këshilli i po kësaj shkolle.

Ndërkaq vendimin për drejtor e jep Ministri i Arsimit, pra, sipas Ligjit mbi Sistemin e Arsimit dhe Edukimit, drejtorin e zgjedh ministri.