Home Aktuale Ridvan Imeri falënderon donatorët që mundësuan mbajtjen e turneut të boksit...

Ridvan Imeri falënderon donatorët që mundësuan mbajtjen e turneut të boksit në Bujanoc

819
0
SHARE

Trajneri i Klubit të Boksit” Rida” nga Tërnoci, Ridvan Imeri ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar që ua mundësuan mbajtjen e turneut tradicional të boksit në Bujanoc.

Në organizimin e Klubit të Boksit “Rida” nga Tërnoci vikendin e kaluar në qendrën e sportit ”Rinia” në Bujanoc është zhvilluar turneu tradicional i boksit.

Me këtë rast Ridvan Imeri ka falënderuar donatorët që mundësuan mbajtjen e turneut.

“Falë ndihmës së Republikës  së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar,është realizuar Turneu Ndërkombëtar , më 11.03.2023 që u mbajt në qendrën Rinia në Bujanoc.Ky turnir Tradicional mbahet qe tridhjetë vite prandaj e falënderojmë RKS dhe KKSH që na bëri të mundur mbajtjen e këtij turniri të boksit, sepse nga ana e komunës nuk janë ndarë mjete”, ka thënë Ridvan Imeri.

Në turne, ndër të tjera pas përfundimit të meçeve boksieri më perspektivi u zgjodh Endrit Jerliu nga Kosova.Tekniku më i mirë është zgjedhur boksieri Erdonis Maliqi po ashtu nga Kosova.Ndërkaq meçi më luftarak ishte meçi në mes Bledion Miftarit nga Kosova e Bajram Mamutovski nga Kumanova.
Ndërkaq vlenë të përmendet se Arbër Imeri fitoi pa zhvillim të meçit ngase kundërshtari i tij nuk pati guxim të kryqëzoi dorezat edhe pse deri para fillimit të turneut e kishe të konfirmuar prezencën e tij.