Home Aktuale Pensionohet profesori Reshat Rexhepi nga Tërnoci

Pensionohet profesori Reshat Rexhepi nga Tërnoci

1185
0
SHARE

Sot është  pensionuar profesori Reshat Rexhepi nga Tërnoci.

Reshat Rexhepi  ka qenë profesor i gjuhës angleze në shkollën fillore”Muharrem Kadriu”në Tërnoc.

Reshati njihej si  person me edukatë e me sjellje të mira me kolektivin e principiel në punën me nxënës.

Në shënimin e ditës së shkollës, drejtori Vahidin Iseni e pati dekoruar me mirënjohje në prag të pensionimit për kontributin e tij  në këtë institucion arsimor.

E   Dr,Hedvig Kadriu i dhuroi librin monografi të babit të tij Muharrem Kadriu emrin e të cilit mbanë me krenari shkolla e Tërnocit.

Ndërkaq sot Reshat Rexhpi  me rastin e shkuarjes në pension i pyetur  nga Lugina Press se me çfar përshtypjesh  po ndahesh, ai falënderoi   të gjithë ata që bashkpëunuan me të.

” Pensioni është një dhuratë  e kontributit dhe  veprës time. Si mësues i gjuhës Angeleze, përkthyes  pranë USAID, bibliotekist pranë këndit Amerikan, ishin pjesë e jetës sime. Të Punosh në arsim dhe të dalësh  faqebardhë nuk është lehtë. Falënderoj  kolektivin e  shkollës fillore” Muharrem Kadriu, në Tërnoc për  bashkëpunim.Respekt.” Kështu është shprehur mes tjerash Reshat Rexhepi.