Klubi i Basketbollit” Elita” nga Bujanoci, me ndeshjen miqësore që zhvilloi me Klubin e Basketbollit “Prebasket” nga Presheva ka përmbyllur me sukses vitin 2022.
Albion Selimi trajner e i KB”Elita i ka thënë Lugina Press se vitin 2022 e kemi kaluar me suksese duke marrë pjesë në turnire kombëtare e mbarë kombëtare.Vitin tjetër do ta fillojmë më fuqishëm ku shpresoj dhe besoj se do të tregojmë edhe më shumë sukese.
KB”Elita” ka vite që vepron në Bujanoc në të cilën stërviten mosha të ndryshme nga dy gjinit.








