Home Aktuale Mësimdhënësit pjesëmarrës në seminaret e grupës 484 pajisen me çertifikata dhe pikë

Mësimdhënësit pjesëmarrës në seminaret e grupës 484 pajisen me çertifikata dhe pikë

1565
0
SHARE

 

Gjatë ditës së sotme janë ndarë çertifikata për mësidhënësit e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

 Mësimdhënësit janë pajisur me çertifikata sepse kanë marrë pjesë  në  seminari të ndryshme të organizuar nga grupa 484 në bashkëpunim me trupin koordinues.

Me  këtë rast mësimdhnësit në fjalë kanë marrë dhe pikë që do të vlejnë gjatë karrierës së tyre.

Seminaret janë zhvilluar në kuadër të projektit” Qyteti ynë, shkollat ​​tona “që po realizohet  nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në partneritet me Grupin 484, si dhe me 11 shkolla partnere në komunën e Bujanocit.

Drejtori i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, Vahidin Iseni theksoi se ne jemi të hapur me të gjithë dhe në këtë rast  bashkëpunmi ynë me Grupin 484  dhe Trupin Koordinues,  do të vazhdoj edhe në të ardmen në mënyrën më të mirë të mundshme./Lugina Press/