Home Aktuale Pajaziti uron 28 nëntorin ditën e flamurit

Pajaziti uron 28 nëntorin ditën e flamurit

666
0
SHARE

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti uron 28 nëntorin, ditën e flamurit.

Postimi i plotë i Pajazitit:

 

Kjo festë po na gjenë më të diskriminuar se kurrë,
Me më pak se sa që ishim më herët,
Më të varfër se asnjëherë më parë,
Me më shumë interesa të ngushta e thuaj se aspak në shërbim të shoqërisë,
Me fare pak optimizëm e gati krejtësisht të pashpresë.
Por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi e të dorëzohemi.
Përkundrazi, duhet t’i japim hov deri tek arritja në cak.

Pasnesër duhet të paraqitem në gjykatë për vendosjen e flamurit kombëtar vitin e kaluar.
Ska dert… si unë, si ju: nuk do të zbrapsemi. Veprat të cilat na bëjnë krenar do ti përsërisim gjithnjë.
Le të valojë ky simbol yni përjetësisht.

  • Urime Dita e Falmurit.

    Rroftë populli shqiptarë!