Komuna e Bujanocit është pasuruar edhe me një specialit shqiptar i Mjekësisë Interne, e ky është Fatmir Arifi nga Tërnovci.
Fatmir Arifi nga Tërnovci i Bujanocit tashmë ka specializuar në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK) në drejtimin e Mjekësisë Interne dhe ka marrë titullin Specialist i Mjekësisë Interne.
Ndërkaq Arifi nga sot do të vazhdoj rrugëtimin profesional të profilizuar Subspecializimin në lëminë e Gastroenterologjisë.
Ndryshe Fatmiri është djali i kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi.
Dr Fatmir Arifi specialzimin e tij e ka bërë të ditur në një postim në profilin e tij në facebook, me çrast dhe falënderon komisionin vlerësues.
Më poshtë postimi i plotë i Dr.Fatmir Arifit:
Sot përfundova me sukses provimin specialistik nga lëmia e Mjekësisë Interne dhe mora titullin Specialist i Mjekësisë Interne.
Po ashtu nga sot vazhdoj rrugëtimin tim profesional të profilizuar Subspecializimin në lëminë e Gastroenterologjisë.
Faleminderim për komisionin vlerësues i cili ishte i drejtë dhe mjaftë profesional, Prof.Dr.Venera Berisha-Muharremi, Prof.Dr.Ibrahim Rudhani dhe Dr.sci.Kelmend Pallaska.
Sukseset i’a dedikoj familjes time që gjatë këtyre 4 viteve në Specializim ishin përkrahësit e mi që unë jam sot këtu ku jam.
Me respekt
Dr.Fatmir Arifi – Internist







