Pas lyerjes së murit, hapësira e jashtme e shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc po merr një pamje piktoreske.
Punime të ndryshme artistike janë vendosur në murë, në hapësirat përballë ndërtesave të shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnoc.
Drejtori i shkollës fillore”Muharrem Kadriu”, Vahidin Iseni falënderon donatorët e kësaj vepre, Valon e Eroll Ramadani, dy djemt e profesorit të historisë Fatmir Ramadani i cili ndërroj jetë muaj më parë.
Fatmir Ramadani vite me rradh ishte mësimdhënës i historisë në këtë shkollë, por që nuk arriti të punoj deri në pension sepse kaloi në botën tjetër.
Iseni po asshtu theksoi se në ndërtesën e shkollës do të vendoset fotografia e Muharrem Kadriut dhe ëmblema e shkollës.
Ndërkohë drejtori Vahidin Iseni bëri të ditur se tashmë do të fillojnë punimet në renovimin brenda ndërtesës së vjetër të shkollës , falë donatorit Bajram Kumova i cili jeton në Turqi.
Iseni po ashttu bëri të ditur se do të filloj dhe rregullimi i salllës së sportit, kurse fusha e futbollit që është në oborrin e shkollës do të shtrohet me material nga goma./Lugina Press/







