Home LAJME Izraeli sulmon “zonat terroriste” në Gaza

Izraeli sulmon “zonat terroriste” në Gaza

729
0
SHARE

Avionët ushtarakë të Izraelit kanë goditur 5 objektiva në Gaza, mbrëmjen e së shtunës, në shenjë “hakmarrje” ndaj asaj që zëdhënësi i ushtrisë e quajti “agresion terrorist”.

Katër prej “vendeve terroriste të shënjestruara” ishin në veri të Gazës, ndërkohë që i pesti ndodhej në jug, sipas Forcave izraelite të Mbrojtjes. Komandanti Peter Lerner, nënkolonel dhe zëdhënës i ushtrisë, tha se goditjet ishin “me precizion” dhe “të bazuara mbi burimet e inteligjencës”.

Dr. Ashraf Elkdra nga spitali “Shifa” i Gazës tha për CNN se nuk ka pasur viktima apo të plagosur, si pasojë e sulmeve të Izraelit./LuginaPress/