Naser Asani nga dita e sotme ka filluar të ushtrojë detyrën e drejtorit të Barnatorës së Qytetit.
Me këtë rast në profilin e trij në facebook Asani është shprehur se kjo detyrë nuk është aspak e lehtë për mua por besoj dhe jam i sigurt që me të gjitha përpjekjet e mia do të kryej me nder dhe përgjegjësi.
Në vazhdim mund të lexoni postimin e tij të plotë:
Të nderuar qytetarë…
Prej sot do ta ushtrojë detyrën e drejtorit të Barnatorës së Qytetit, detyr kjo aspak e lehtë për mua por besoj dhe jam i sigurt që me të gjitha përpjekjet e mia do të kryej me nder dhe përgjegjësi këtë obligim të cilin po e marr në të mirën e çdo qytetari të komunës së Bujanocit.
Faleminderit dhe mirënjohës pa fund Partisë Demokratike e cila më dha besimin që unë të jem në këtë pozit të cilën uroj dhe shpresoj ta kryej me sukses.
Mirënjohës tërë jetën gjithë atyre që më përkrahën!






