Për Hasan Sulejmanin sot ishte dita e fundit si arsimtar në shkollën fillore”Muharrem Kadriu”në Tërrnovc duke e përfunduar karrierën e tij 40 vjeçare.
Në rrespekt të shkuarjes së tij në pension drejtoria e shkollës fillore” Muharrem Kadriu” në Tërrnovc, ka organizuar një takim përshëndetës që tashmë është bërë tradicional me ardhjen drejtor të Naser Zairit në këtë institucion arsimorë.
Drejtori i kësaj shkolle Naser Zairi me këtë rast e vlerësoi karrierën e bujshme të Hasan Sulejmanit.
Nga ana tjetër Hasan Sulejmani i ka përshëndetur drejtorin, kolegët dhe të jerët për bashëpunim të mirë, por edhe prindërit që ia kanë besuar fëmijët e tyre për të punuar me ta.
Edhe kolegët e shkollës e kanë vleësuar punën e tij duke thënë se ka qenë punëtor i dalluar, njeri i saktë dhe me principe.
E për tu pëshëndetur me arsimtarin Hasan Sulejmani kishin ardhur edhe nxënësit, kujdestar i të cilëve ishte ai./Lugina Press/











