Nesër fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit në Maqedoni.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) vendosi që fushata të ndërpritet më 12 dhe 13 prill, për shkak të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të caktuara më 13 prill. Në garën për 123 vendet në Parlamentin e Maqedonisë kanë konkurruar 14 lista për deputetë, prej të cilëve pesë koalicione dhe 9 parti politike me 1402 kandidatë.
Partitë që nesër do të nisin edhe mitingjet dhe takimet e planifikuara për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por njëkohësisht do të zhvillohet edhe fushata për presidencialet.
Zgjedhjet parlamentare mbahen në gjashtë njësi zgjedhore, por edhe nga një deputet do të zgjidhet edhe në diasporë ku janë tre njësi zgjedhore në Evropë, Amerikë dhe Australi. (INA)






