Regjisori europian Valton Jakupi, me prejardhje nga Tërnovci i Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka dhurur sot pajisje shkollore për disa nxënës të shkollës fillore”Selami Hallaçi” në Rahovicë të Preshevës dhe disa kompjutor.
Regjisori Valton Jakupi i shoqëruar nga aktori Blerim Hasani u pritën ngrohtësisht nga drejtori i kësaj shkolle Amir Sylejmani me stafin e tij.
Amir Sylejmani drejtor i shkollës fillore”Selami Hallaçi” në Rahovicë, vlerësoi lartë kontributin që ka bërë regjisori Valton Jakupi i cili tha që duhet të jetë shembull edhe për mërgimtarët tjerë që mos ta harrojnë vendlindjen e tyre.
Sylejmani tha se shkollat shqipe në Luginë kanë nevojë për shumë gjëra ndaj çdo donacion është i mirëseadhur.
E regjosori Jakupi tha se unë e ndjej obligim moral e kombëtar që edhe pse jetoj në mërgim të kontribuoj në vendlindje në shumë sfera e sidomos ate të arsimit.
Ndaj sot ndjehem rehat qe kamë kontribuar në këtë shkollë pasi që jam dhe nip i fshatit Rahovicë. ukupi duke e falënderuar drejtorin për mikpritje tha se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe më tutje.
Vlenë të theksohet se kjo nuk është hera e parë që regjisori Valton Jakupi ndanë donacion në luginë ngase ai edhe me herët ka bërë gjeste humane nëpër shkollat e rajonit të luginës së Preshevës./Lugina Press/












