Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa ka pritur sot sekretarin politik të Ambasadës Holandeze, Z. Hugo Grondel, dhe sekretarin e parë si dhe koordinatorin e Ambasadës Holandeze për Ballkanin Perëndimor, Z. Wouter Simonis.
Sot, pata kënaqësinë të mirëpres sekretarin politik të Ambasadës Holandeze, Z. Hugo Grondel, dhe sekretarin e parë si dhe koordinatorin e Ambasadës Holandeze për Ballkanin Perëndimor, Z. Ëouter Simonis.
Njoftova me gjendjen në Luginën e Preshevës dhe pozitën e shqiptarëve. Angazhimet dhe përpjekjet e vitit të kaluar si dhe kërkova ndihmën për adresimin e drejt të disa nga çështjet e rëndësishme për shqiptarët e Luginës.
Theksova se me procesin e pasivizimit të vendbanimeve të cilësuar nga KKSH-ë si forma më brutale diskriminuese. Gjithashtu, se është i motivuar nga mbi baza etnike si proces, sa selektiv po aq edhe masiv.
Gjatë takimit propozova edhe masat e caktuara që duhet të ndërmerren në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, jo vetëm me pasivizimin e vendbanimeve, por edhe për disa mundësi që duhet të përmirësojnë pozitën e komunitetit shqiptar ka shkruar në facebook Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa .






