Home Aktuale Nishani dënon ‘Krimenë’, ambasadori rus largohet nga ceremonia

Nishani dënon ‘Krimenë’, ambasadori rus largohet nga ceremonia

735
0
SHARE

Me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilloi mbrëmjen e djeshme një pritje në Pallatin e Brigadave, ku nuk mungoi as ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli raportojnë .

Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i shtetit theksoi se me anëtarësimin në NATO, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe se objektivi i radhës është integrimi i saj në BE. “Me anëtarësimin në NATO Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe objektiv parësor të politikës së jashtme. Integrimi në BE mbetet tashmë objektivi ynë parësor strategjik. Duhet të forcojmë demokracinë funksionale, të ndërtojmë një administratë funksionale, të reformojmë drejtësinë bazuar në meritë, transparencë, por mbi të gjitha na duhet dialog i vazhdueshëm politik me rrahje argumentesh për të gjetur konsensusin e domosdoshëm. Marrja e statusit të vendit kandidat do ishte përshkrim i një etape në intenerarin tonë evropian”, – u shpreh Presidenti Nishani.

Duke falenderuar ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për pjesëmarrjen e saj në ceremoni dhe më pas, gjithë të pranishmit e tjerë, Nishani theksoi faktin se “në çështje të sigurisë kombëtare, forcat politike në Shqipëri kanë qënë të bashkuara”. Lidhur me çështjen Krimesë, ai tha se “përbën një precedent që mund të ndikojë dhe mund të ndikojë në prishjen e paqes nga Rusia. Krahasimi me Kosovën është një përpjekje e dobët”, – tha Nishani. Duket se ky qëndrim i Presidentit është bërë shkak që në përfundim të fjalës së tij, ambasadori i Rusisë, Leonid Abramov të largohej i revoltuar nga ceremonia.

Ndërkohë i pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, i cili gjatë një bashkëbisedimi me shefin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika e falenderoi për suportin sipas tij ekselent ndaj SHBA-ve. Kurse ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu deklaroi se politika e dyerve të hapura e ndjekur nga NATO ka forcuar stabilitetin dhe demokracinë.