Komuna e Bujanocit do të nis aksionin d solidarizimiy me Shqipërinë, pas termetit të ndodhur mëngjesin e sotëm nërrethin e Durësit.
Aksioni solidarizues do të filloj që nesër prej orës 11:00 me grumbullimin e ndihmave në veshëmbathje, gjëra ushqimore dhe produkte higjienike.
Lajmin mbi nisjen e këtij aksioni, është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit, ku thuhet:
Bujanoci solidar – pranë Shqipërisë❤
Komuna e Bujanocit, nesër, duke filluar nga ora 11:00 fillon me aksionin solidarë për grumbullimin e ndihmave që do t’i dedikohen vendbanimeve të goditura nga tërmeti në Shqipëri.
Grumbullimi i ndihmave do të bëhet në hapsirat e Zyrës për të rinjë.
Luten të gjithë të interesuarit të ndihmojnë me gjëra ushqimore, higjienike, rroba.
Çdo ndihmë e karakterit tjetër do të jetë e mirëseardhur.
Bujanoci pranë Shqipërisë.🇦🇱






