Sukseset e Shqiptarëve nuk mungojnë as në Angli
Se shqiptarët kohëve të fundit po tregojnë suksese në botë, këtë e dëshmon edhe talentja Semra Ramadani me suksesin e saj në Angli.
Semra Nehat Ramadani, Leske, nga Tërnoci i Madh, jeton me familje në Londër,e lindur më 2003 në Londër, vijon mësimet në shkollën e mesme ,,The Totteridge Academy,, . Vijon mësimet në kl. e 11 të, në kët shkollë mësimet i ndjekin mbi 600 nxënës të shteteve të ndrishme.
Në fund të ketij viti shkollor 2018/19 , 4 klasë rreth 100 nxënës kishin provim nga lënda e gjuhës dhe letërsisë Angleze.
Nxënësit duhej të i pergjigjeshin katër pytjeve me shkrim pastaj të bahet vlersimi nga ekipi prej tre mësuesve. Dhe në fund duhej të shkruanin nji tregim nga imagjinata e vet nxënësit. ,, Today was going to be a bad day, it was one of those days where you knew everything was going to go wrong,,,,Sot do të jet nji ditë e keqe, ishte nji ditë ku ty e dijshe se gjithçka do të përfundojë keq,, pastaj duhet të vazhdoj vet nxënësi gjer ke përfundimi i tregimit.
Komisioni prej tre mësuesve kontrolloi hartimet e 100 nxënësve të 4 paraleve, prej tyre zgjodhën punimin më të mirë të Semra Ramadanit. Semra e ndjeu vehten e nderuar dhe e privilegjuar që është zgjedhur nxënësja më e mirë.
Dëshira e saj është të bahet avokate.
Ajo thot se Tërnocin e dua shum dhe për çdo verë pushimin me familje e kalojm këtu./Reshat Rexhepi/Lugina Press/







