Kreu i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është zgjedhur Bujar Spahiu.
Me këtë rast kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, kishte përshëndetur zgjedhjet e reja në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë , e posaçërisht emërimin e Bujar ef. Spahiut, për njeri të parë të këtij institucioni të lartë fetar,duke thënë: Njeriu i duhur në vend të duhur .
Ndërkoh kreu i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu falënderon kreun e BIPBM-së myftiun Nexhmedin Saqipin për fjalët e ngrohta i cili ka thënë për kreun e ri.
Në vazhdim iu sjellim postimin e plotë të tij:
E falënderoj përzemërsisht Kreun e Bashkësisë Islame për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën (BIPBM), Myftiun e nderuar Nexhmedin ef. Saqipi për urimin dhe fjalët e ngrohta për zgjedhjen time si Kryetar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Bashkëpunimi institucional ndërmjet KMSH-së dhe BIPBM-ës do të vazhdojë punën e vet të suksesshme duke e zhvilluar edhe më shumë pozitën e Islamit dhe të besimtarëve myslimanë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Respekt dhe mirënjohje për ju personalisht dhe për institucionin që ju përfaqësoni.







