Home Aktuale Kryetari Kamberi,organizon koktej në prag të “Ditës së Flamurit”

Kryetari Kamberi,organizon koktej në prag të “Ditës së Flamurit”

869
0
SHARE

Kryetari i  komunës së Bujanocit për nderë të festës  28 nëntorit, ditës  së flamurit,  ka organizuar  koktej me qytetarët e kësaj komune në pragë të kësaj date.

Ky eveniment filloi më intonimin e himinit kombëtar,ndërkohë kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi duke uruar festën e flamurit theksoi se  edhe në këtë mënyrë  demokratike  ta shenojmë  fillimin e ditës më të lumtur  dhe më të rëndësishme të kombit shqiptar.

“28 nëntori shënon ditën më të rëndëishme të kombit shqiptar jo vetëm nga 1912 por qysh herët nga  viti 1443 dhe kthimi i Skenderbeut në Krujë.

” 28 nëntori është pjesë elementare e identitetit kombëtar dhe si i tillë është shënuar nga gjith shqiptarët ku do që janë,  në të gjitha format e munshmë pavarësisht pengesave që në momente të caktuara, autoritetet e caktuara mund t’i vendosin dhe i kanë vendosur si  ndaj nesh  me pengesën për përdorimin e simbolit tonë kombëtar’ është shprehur mes tjerash Kamberi.

Ndërkohë para të pranishmëve foli dhe kryetari i sapo zgjedhur i KKSH-së Ragmi Mustafa

” Kjo ditë  28 nëntori e  gjenë në një  gjendje jo të mirë  shqiptarët e Luginës  së Presheëvës , në një gjendje të jashtëzonshme ,  në një moment kur institucionet më të rëndësishme të kulturës sonë mbyllen” u shprej Mustafa

Për ditën e nesërme, e mërkurë, me 28 Nëntor, me fillim prej orës 12:00, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, mbahet manifestimi qëndror për shënimin e “Ditës së Flamurit”./Lugina Press/