Home Nga Rajoni Ish-luftëtari i UÇK-së, jeton në skamje

Ish-luftëtari i UÇK-së, jeton në skamje

833
0
SHARE

 

 

Ish luftëtari i UÇK-së, Milaim Beqiri jeton në kushte të rënda, pa pasur mundësi të sigurojë as kafshatën e gojës. Ai ndjehet i lënë pas dore nga shteti edhe pse për vendin e tij rrezikoi jetën.

“Kam qenë ushtar i UÇK-së. Kam luftuar për ta parë vendin tim të lirë, e kjo gjë erdhi, mirëpo, pavarësisht kësaj, unë asnjëherë nuk kam marrë ndonjë gjë. I kam të gjitha dokumentet se jam veteran i luftës, por ne jemi kategoria më e lënë pas dore nga shteti ynë, dhe kjo më dhemb shumë, sepse ne kemi rrezikuar edhe jetën tonë”, është shprehur Milaim Beqiri

 

Preokupim kryesor a e ka se si ta sigurojë bukënn për familjen e tij, pasi hotë se vetëm edhe dy për javë kishte miell.

“Jam në gjendje shumë të vështirë, pasi që vetëm edhe dy javë kam miell për bukë. Pasi të harxhohet, nuk e di si do t’ia bëj, sepse nuk punoj askund dhe nuk kam të holla të mjaftueshme për këtë”, ka thënë ai. /Kosova sot/