Home Aktuale Partia Demokratike mban tubimin në Lluçan

Partia Demokratike mban tubimin në Lluçan

1201
0
SHARE

Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore për KNSH, sot PD shpalosi programin zgjedhor në Lluçan për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar të caktuara të mbahen më 4 Nëntor 2018.

Para masës së pari u paraqit këshilltarja e PD-së nga Lluçani Liridona Iseni, e cila u zotua se do të jap kontributin e saj maksimal për të avancuar pozitën e shqiptarëve.

Më pas para të pranishmëve foli kandidati për kryetar të KNSH-së Sali Salihi, i cili elaboroi programin zgjedhor.

Në fund të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i PD-së Dr Nagip Arifi, i cili iu falemnderua nikoqirëve për besimin që po i japin PD-së për vite me rradhë.