Vendi i dytë iu nda ansamblit “Emin Duraku” nga Shkupi dhe vendin e tretë e ndanë SHKA “Shotë Galica” nga Drenasi dhe “Jonuz Ramadani” nga Smira. Ndërsa çmimi special iu nda Ansamblit “Nakem” nga Bursa e Turqisë. Juria profesionale ka përzgjedhur edhe kostumografinë më autoktone që iu dha Shoqërisë Bajram Curri” nga Prishtina, Orkestra më e kompletuar Ansamblit “Bajram Shabani” nga Kumanova, valltarët më autoktonë Ansambli “Drita e Dervenit” nga Saraji i Shkupit, për vallëzim të veçantë Ilir Loku e Bali Salihu nga ansambli Ibe Palikuqa e Shkupit, këngëtarët më të dalluar të muzikës folklorike vëllezërit Jakupi nga Ansambli Emin Duraku Shkup, grupi më i mirë i muzikës popullore ansamblit Gjilani, valltarja më e mirë Jeliz Shenturk nga Bursa e Turqisë dhe për kontribut të veçantë Presheva jehon –Preshevë.
Sami Pira kryetar i jurisë, ka vlerësuar se ka qenë një prezantim i mirë i vlerave varësisht trevave prej nga vijnë grupet muzikore, mirëpo ka sugjeruar që Festivali të ketë një kriterium për t iu shmang përsëritjeve të valleve të njëjta në këtë festival nga viti në vit. Festivali i Ansambleve ka përmbyllu edhe manifestimin Flakadani i Karadakut që mbahet në përkujtim të veprës së dëshmorit Njazi Azemi i njohur si komandant Mjekrra. /rajonipress/






