Gjatë ditës së sotme janë shpërndarë pakot ushqimore dhe higjenike nga mjetet e tubuara nga turniri humanitar.
KBI e BIPBM-së në Bujanoc javën që lamë pas ka organizuar turnir humanitar në të cilin kanë marrë pjesë 20 ekipe.
Turnirin e fitoi ekipi Breznica nga Breznica.
“Me që ne si organizator patëm vendosur që ekipi fitues ka të drejtën të destinoj se ku do të shpërndahen ndihmat ajo sot u realizua”, deklaroi sekretari i BIPBM-së Refik Memeti.
Memeti u shpreh se me që fituesi i turnirit ishte ekipi nga Breznica ata kanë vendosur që ndihmat të shpërndahen në fshatin e tyre.
“Sot jemi këtu në Breznicë së bashku me ekipin fitues dhe falënderojmë këta djelmosha që paskën gjetur destinacionin e duhur për të shpërndarë ndihmat, po e shohim se këto familje vërtet paskën nevojë për këto” deklaroi Memeti.
Sekretari i BIPBM-së po ashtu falënderoi edhe një herë të gjithë ata që kanë kontribuar në turnir duke filluar nga ata të cilën kanë luajtur, referët, pronarin e fushës së sportit”Pipa”, ëmbëltoren “Kanita”, “Musa Company” dhe televizion “Spektri” për mbështetje mediale.
Njofton Shërbimi për Informati pranë BIPBM-së











