Home Aktuale Forumi Rinor Rahovica fillon punimet për ndërtimin e shtëpisë së Jonuz Latifit

Forumi Rinor Rahovica fillon punimet për ndërtimin e shtëpisë së Jonuz Latifit

1389
0
SHARE

Forumi Rinor Rahovica  ka filluar  punimet për ndërtimin e shtëpisë së re të  Jonuz Latifit nga fshati Rahovicë e komunës së Preshevës.

Lajmin për fillimin e punimeve e ka bërë kryetari i FRR Leutrim Asllani në profilin e tij  në facebook.

Asllani po ashtu ditë më parë në facenook  deklaroi  se fal Zotit dhe donatorëve që po i shihni në listën e publikuar, kushtet janë pjekur për ndërtimin e shtëpisë së z.Jonuz Latifit, dhe se së shpejti fillojnë punimet.

“Një kontribut të madhë për ndërimin e shtëpisë së Jonuz Latifit ka dhënë edhe Saudin Hasani, i njohur nga opinioni për kontributin e tij në fushën e humanizmit. Ajo që vlen të theksohet se z.Saudin Hasani ishte ndër të parët që pati propozuar deri tek FRR ndërtimin e shtëpisë së z.Jonuz Latifit nga Rahovica, dhe qysh atëherë pati premtuar përkrahje për projektin në fjalë. Me kontributin e tij dhe lobimin që e ka bë në diaspor, fjalët e tij i ktheu në vepra, pasiqë zyrtarisht i dorëzoi mjetet e grumbulluara në Zvicër” është shprehur kryetari i FRR  Leutrim Asallni.

Asllani në emër të FRR-së   i shprehi falemnderime e mirënjohje   Saudin Hasanit , duke thënë se   një veprimtari e tillë vërtetë kërkon sakrificë, angazhim dhe përpikshmëri, duke shpresuar që ky projekt të mos jetë bashkepunim i fundit mes tij dhe FRR./Lugina Pres/