Home Aktuale Shefket Musliu letër ngushëlluese për vdekjen e bacës Hilmi Haradinaj

Shefket Musliu letër ngushëlluese për vdekjen e bacës Hilmi Haradinaj

1727
0
SHARE

Shefket Musliu, Komandant i Përgjithshëm i ish UÇPBM-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinaj babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, më posht mund të lexoni më shumë: 

 

E nderuara familje Haradinaj, me dhimbje të thellë dhe me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e bacës Hilmi.  E njohëm në ditët   më të vështira për çlirimin e Kosovës, atë kohë kur djemt e bacës Hilmi por edhe qindra djem  të tjerë nga e gjithë shqiptaria po përgaditeshim për formimin e Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës(UÇK) për çlirimin e vendit.   Baca Hilmi  ishte  ushtar  UÇK-së,  një burr trim, i mençur, i urtë e bujar, ishte këshill dhënës e frymëzues.  Edhe pse  djemt i’a fali  atëdheut, baca Hilmi qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua asnjëherë.  Bashkë me të përjetuam dhimbje por dhe krenarinë.  Shum e rrespektuara familje Haradinaj,  i nderuari kryeminitsër Ramush Haradinaj dhe të gjithë ju që e keni njohur,  pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për vdekjen e bacës Hilmi,  atëdhetarit dhe burrit besnik të anës së rrafshit të Dugagjnit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për bacën Hilmi. Zoti e shpërbleftë me xhenet.

 

Shefket Musliu

Komandant i Përgjithshëm i ish UÇPBM-së