OVL e UÇPMB-së në Bujanoc sonte shtroi iftarin e unitetit për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Me këtë rast të pranishëm ishin, veteran e ish ushtar të UÇPMB-së, familjar të dëshmorëve, bizinsmen, përfaqësuese të Bashkësisë Islame, Kryetari i KKSH-së Shukri Ymeri , Kryetari i Bujanocit me bashkëpuntorë, drejtues të subjekteve politike, drejtues të shkollave etj.
Në fjalimin e tij përshëndetës kryetari i OVL-së të UÇPMB-së në Bujanoc Bejtulla Bejtullahu tha se ky se fillisht ideja ishte që ky iftar vetëm me familjet e dëshmorëve, të invalidëve dhe veteranëve por e pamë të udhës që ti ftojmë të gjitha institucionet me të vetmin qëllim që ku iftar të jetë pasqyrë që ne shqiptarërt jemi bashkë dhe unik ashtu siç ishim në kohën e luftës së UÇPMB-së.
“Ne mund të kem mendime të ndryshme në politikë por kur është në pyetje atëdheu në dimë dhe të flasim me në gjuhë” u shpreh kryetari i OVL së Bejtulla Bejtullahu .
“Ne të gjallët kur jemi të bashkuar çojmë në vende emanetin e dëshmorëve” theksoi mes tjerash Bejtullahu. Kryetari i OVL-së Bejetullahu falënderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë iftar./Lugina Press/










