Këshilli Kombëtar Boshnjak dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar kanë nënshkruar në Novi Pazar memorandum bashkëpunimi.
Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është bashkëpunimi në projekte të përbashkëta e po ashtu planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta në sferën e fushëveprimit të Këshillave.
“Kjo është një ditë e madhe për KKSH-në, një moment historik kur dy këshilla kombëtare kanë bashkuar frocat për ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të dy bashkësive brenda ligjeve ekzistuese”, është shprehur Shukri Ymeri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
E kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanin tha se qëllimi i këtij memorandumi është realizimi i plotë i kapitullit 35 për antarësimin e vendit tonë siq e quajti ai në Bashkimin Evropian dhe realizimi i planit aksional për pakicat dhe punën në rregullimin e ligjitt për pakicat kombëtare në Serbi.
Prezentë gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, deputeti popullorë Fatmir Hasani e kyetari i ekzekutivit Galip Beqiri dhe bashkpunëtorët profesional nga Këshilli Nacional.
Shukri Ymeri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në fund ka ndarë mirënjohje Sulejman Uglaninit për afirmimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës./Lugina Press/











