Home Aktuale Bujanoc: “Dituria” shënon ditën ndërkombëtare të librit(foto&video)

Bujanoc: “Dituria” shënon ditën ndërkombëtare të librit(foto&video)

1009
0
SHARE

Shoqata kulturore”Dituria” në Bujanoc me një aktivitet ka shënuar 23 prillin ditën ndërkombëtare të libirit.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të librit,  shoqata kulturore”Dituria” në Bujanoc ka organizuar në aktivitet kushtuar kësaj dare.

Vullnetarët e kësaj shoqate me sukses kanë realizuar projektin”Ndrro ose dhuro një libër”.Ata kanë dalur sot në sheshin e Bujanocit me çrast kanë dhuruar libra që i kanë tubuar gjatë tërë  javës.

Blerim Iseni koordinator i shoqatës “Dituria” në Bujnaoc ka bërë të ditur se nga aktiviteti “Ndrro ose dhuro një libër” kanë tubuar 200 libra dhe se sot kanë dalur në shesh për t’i dhuruar ato me qëllim të shënimit të ditës ndërkombatare të librit.

Iseni po ashtu ka thënë se me rastin e kësaj date me rëndësi kanë dalur dhe me 300 libra të shoqatës dituria për ata të cilët dëshiojnë të lexojnë ato dhe ti kthejnë.

Ndryshë gjatë ditëve tjera lexuesit mund të vijnë tek “Dituria” dhe të anëtarësohen në librarin e shoqtës./Lugina Press/

 

VIDEO NE PERPUNIM