Home Aktuale Faik Veseli nga Shkupi fiton medaljen e argjendtë në Soçi të Rusisë

Faik Veseli nga Shkupi fiton medaljen e argjendtë në Soçi të Rusisë

1578
0
SHARE

Karateisti shqiptar i Maqedonisë Fahik Veseli ka fituar medaljen e argjendit në Kampionatin Europian për junior i cili është duke u mbajtur në Soçi të Rusisë raporton TV SHENJA, transmeton Lugina Press.

Veseli në finale u mposht nga karateisti Azerbejxhanas Humat Bashhaliev, në një përballje ku fati nuk ishte në anën e shkupjanit. Rugëtimi i Veselit drejt finales nuk ishte i lehtë pasi eliminoi kundërshtarë të fortë si karateistin sllovak Mimogat Balaev nga Sllovakia, zviceranin Alesio Vanakore, spanjollin Moreno Himenez, teksa në gjysmëfinale mposhti me rezultat bindës Sulltan Eçajevin e Izraelit. Ky rezultat padyshim është arritje e madhe për karatestin shkupjan, me këtë të fundit i cili është duke treguar rezultate të mira në vazhdimësi. Kujtojmë që Veseli në dhjetor të 2017-tës doli i pari në kampionatin ballkanik në Herce Gnovi të Malit të Zi.