Home Aktuale Nata e katërt e festivalit, me komedinë “Shfaqja që shkon mbrapsht” nga...

Nata e katërt e festivalit, me komedinë “Shfaqja që shkon mbrapsht” nga Teatri Shqiptar i Shkupit (video)

1177
0
SHARE

Mbrëmë në natën e katërt të festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” u prezantua Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqjen “Shfaqja që shkon mbrapsht” nën regjinë e Agon Myftarit dhe aktorëve Adem Karaga, Dritëro Ame, Vjollca Bekteshi, Ibrahim Xhemaili, Besfort Idrizi, Fisnik Zeqiri, Aida Elezi dhe Asdren Selimi. Shfaqja ishte mjaft interesante dhe me nje interesim te madh te publikut per ta ndjekur këtë komedi. Shfaqja zhvillohet ne një shtëpi ku ndodhin vrasje të dyshimta, por në thelb kjo komedi ka të beje me frikerat e aktorit para një premiere. Aktorët u shprehën të kënaqur me publikun, te qeshurat dhe duartrokitjet e tyre.
Sonte ne natën e fundit të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” pritet te prezantoje para publikut Teatri “Migjeni” nga Shkodra me komedinë “Tartufi” nen regjinë e Kushtrim Bekteshi.
Në këtë natë finale priten te ndahen edhe cmimet kryesore të festivalit “Ditet e Komedisë Shqiptare” Presheva 2017. /presheva.com/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?time_continue=122&v=3LS88CbzwhU” width=”560″ height=”315″]