Home Aktuale Kamberi priti komesionerin e lartë për pakica pranë OSBE-së, Lamberto...

Kamberi priti komesionerin e lartë për pakica pranë OSBE-së, Lamberto Zannier

898
0
SHARE

Komesioneri i lartë për pakica pranë OSBE-së, Lamberto Zannier, qëndroi  për vizitë zyrtare në Komunën e Bujanocit.

Komesioneri i lartë u njoftua për situatën politike në Luginë të Preshevës, rëndësinë e integrimit të shqiptarëve në institucionet publike, zgjidhjen e problemit të diplomave dhe probleme tjera të përditshme.

Gjithashtu në ketë vizitë u promovua edhe ‘fjalori i vogël’ shqip-serbisht; serbisht-shqip për nevoja të nxënësve filloristë, të financuar nga Komesariati për pakica, ndërsa i hartuar nga ekspertët e gjuhës nga Tirana./Lugina Press/