Home Aktuale Urimi i kryetarit të KBI-së të BIPBM-së në Preshevë për festën e...

Urimi i kryetarit të KBI-së të BIPBM-së në Preshevë për festën e Kurban Bajramit

871
0
SHARE

Të dashur besimtarë, vëllezër e motra. Sot është dita e parë e festës së Kurban Bajramit e cila vjen në prag të therrjes së Kurbanit dhe kryerjes së Haxhit. Më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësis Islame në Preshevë( BIPBM ) dhe në emrin tim personal të ua urojë festën e Kurban Bajramit. Allahu i Plotëfuqishëm në Kur’anin famëlartë na mëson: ” Thuaj namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun “. ” Vizita e Qabës për hirë të Allahut është detyrim për atë që ka mundësi “. O Allah i Mëshirshëm: ” Të sëmurëve jepi shëndet, të varfurve furnizim, jetimëve ngrohtësi, atdheut tonë paqe e liri”. Gëzuar Bajramin !

KBI-Preshevë
Granit Kamberi Kryetar