Home Aktuale Nishani: Lugina ka nevojë për ne, ne duhet ti ndihmojmë ata

Nishani: Lugina ka nevojë për ne, ne duhet ti ndihmojmë ata

810
0
SHARE

Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani, po qëndron në Gjilan, Anamoravë, as këtu nuk e harroi Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, raporton presheva.com.

“Gjilani, Karadaku, por edhe Anamorava e Kosova Lindore në përgjithësi, historikisht i kanë venë gjoksin mbrojtjes së trojeve shqiptare.

Fati i kësaj treve ishte që të përballej e para me të gjithë pushtuesit qe ja mësynin trojeve tona nga këto anë.

Mbrojtja e Kosovës në veçanti, por edhe e trojeve shqiptare në përgjithësi, varej nga rezistenca e trimave të këtyre anëve. Të dashur bashkëkombës,

Para disa javësh, duke kaluar përmes Gjilanit, isha ne një vizitë në Luginën e Preshevës, apo siç e quani në këto anë, në Kosovën Lindore.
Ishte një vizitë vëllazërore, por që me obligon qe në çdo moment dhe në çdo kohë të ngre zërin për të drejtat politike e kombëtare, për zhvillimin kulturor, ekonomik, infrastrukturor dhe në çdo fushë të jetës, të vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë në trojet e veta shekullore në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Ata kanë nevoje për ne. – Ne duhet t’u ndihmojmë”. /Dashnim Hebini/