Në ditën e Evropës më 9 maj , ka festuar dhe shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ku ka shënuar ditën e këtij institucioni të mesëm arsimor me mësim në gjuhën shqipe.
Me një sërë aktivitetesh dhe manifestime të ndryshme kulturo-artistike të organizuara nga mësimdhënësit dhe e nxënësit , sot , është shënuar Dita e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm përfaqësues pushtetit lokal të Bujanocit ,ata të Këshllit Kombëtar Shqiptarë, veteran të arsimit njëri nga themelusit e kësaj shkolle Shaban Xheladini etj .
Në këtë solemnitet mori pjese edhe Hadije Morina-Surroi motra e personalitetit që mbanë emrin shkolla e mesme”Sezai Surroi’.
Me këtë rast, të shënimit të kësaj vatre arsimore ,të pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi”, Zejni Fejzullahu, i cili , falënderoi të gjithë mësimdhënësit që kontribuuan me dëshirën më të madhe në hapjen e kësaj vatre të diturisë, që nga formimi i kësaj shkolle, e deri në ditën e sotme.
Më pas fjalën e rastit e mori kryetari i këshillit kombëtar Junuz Musliu dhe Shaban Xheladini veteran i arsimit shqip në Luiginë.
Ndërkaq, motra e personalitetit që mban emrin shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Hadije Surroi – Morina, theksoi: “Ky historik i veçantë i dijës dhe shkencës që është shënuar në këtë vatër arsimore besoj se do të pasurojnë, jo vetëm personalitetin e çdo nxënësi apo arsimtari, por në përgjithësi edhe arsimin dhe edukimin e kësaj vatre diturie në këtë trevë”.
Mdërkoha zonja Surroi i dhuroi drejtorit të shkollës së mesme disa fotografi të personalitetit Sezai Surroi.
Manifestimi i sotëm u shënua me një sërë aktivitetesh dhe manifestime të ndryshme kulturo-artistike ku nuk munguan as recitimi i poezive dhe këndimi i “Himnit të Evropës”, të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle./Lugina Press/













