Home Aktuale Nxënësit e sh.f “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci në festivalin ndërkombëtar...

Nxënësit e sh.f “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci në festivalin ndërkombëtar në Bursa të Turqisë

1282
0
SHARE

  Nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Kadriu”  nga Tërnoci  në bashkëpunim me Sh.K.A “Zëri i Luginës ” sot  kanë udhëtuar  për në Bursa të Turqisë.

Një grup i  nxënësve të shkollës fillore”Muharrem Kadriu”  nga Tërnoci  të cilët janë edhe nxënës në Shoqërinë  Kulturo Artistike  “Zëri i Luginës ” nga Bujanoci kanë udhëtuar drejt Turqisë  ku do të marrin pjesë në festivalin  ndërkombëtar  të  valleve  në Bursa.

Ndryshe nga herat tjera kësja here ky festival është për nxënës të shkollave fillore.Festivali  do të mbahet nga 20 deri më 24 prill në Bursa.Ndërkaq në këtë festival  do të marrin pjesë fëmijë nga vedne të ndryshme të cilët do të performojnë më valle  popullore./Lugina Press/