Leotrim Pajaziti me prejardhje nga Tërnoci i Bujanocit është talenti i radhës që po tregon suksese në fushën e gjelbërt të futbollit.
Leotrim Pajaziti tashmë ka nënshkruar kontratë me ekipin e njohur të futbollit në Belgjikë, KVK Tienen, që do të garoj në ligën e dytë, raporton Lugina Press.
Ndërkaq dy vite e gjysmë kishte treguar suksese të shumta në ekipin RJ-Wavre .
Leotrim Pajaziti është ndër golashënuesit më të shkëlqyeshëm në ligën e tretë të Belgjikës. Në 24 ndeshje të zhvilluara ai ka shënuar 27 gola.
Në sezonin e kaluar fitoi trofen e golashënuesit të sezonit.Ndryshe Leotrim Pajaziti është nipi i futbollerit dhe trainerit Sedat Pajaziti./Lugina Press/








