Mbrëmë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është shfaqur shfaqja “Skicuesi”.
Ky organizim është bërë nga shkolla e mesme”Sezai Surroi” në bashkëpunim me shtëpinë e kulturës në Bujanoc. Ndërkaq organizmi kishte karakter humanitar me moton”Ndihma juaj realizon ëndrrën e maturantit’.
Shfaqa “Skicuesi” në regji të Afeida Boriqi, dhe asistentit Musa Latifi ndërsa luajtën aktorët e njohur nga Presheva Gani Veseli, Artan Ibishi dhe Gjelbërim Emini.
Me këtë rast Bukurie Boriqi psikologe në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc theksoi se bashkëpunimi ishte në nivel të knaqshëm në mes të shkollës së mesme dhe shtëpisë së kulturës.
Afeida Boriqi regjisore e shafqes”Skiscuesi” po ashtu falënderoi organizatorët ngase qëllimi ishte i mirë për ti ndihmuar maturantët. Ajo shprehi kënqësinë e saj për paraqitje para publikut të Buajnocit.
“Sckicuesi’ është një shfaqe e aktorëve me tre personazhe, është një shfaqe psikologjike e cila prekë jetën e aktorëve, jetën e fermerëve dhe të njerzve të cilët kanë probleme epileptike” theksoi mes tjerash regjosorja Afeida Boriqi.
Edhe aktori Gani Vese shrehi kënaqësinë e tij ndaj organizatorëve e në veçanti të publikut. me atmosferën që ka mbretëruar.
Aktori Gani Veseli ndër të tjera theksoi se ishte një dram psikologjike e cila jep një mesazh që përshinë luftën dhe ekzistencën e dy fermerëve e po ashtu dhe jetën e artistit e cila vëret sot është një kaos në Luginë të Preshevës.
Ky organizim kishte karakter humanintar ndaj mjetet e tubuara nga kjo shfaqe destinohen për të mundësuar maturatëve për të reazliuar ekskursionin./Lugina Press/










