Home Aktuale Takim i frytshëm dhe shpresdhënës i mërgimtarëve për ndërtimin...

Takim i frytshëm dhe shpresdhënës i mërgimtarëve për ndërtimin e xhamisë së shumpritur në Maltërnoc

1000
0
SHARE

Me iniciativën e Qemajl Fejzullahut, të dielën  janë  takuar  mërgimtarët e fshatit Maltërnoc  në Zvicër me qëllim të grumbullimit të mjeteve  materiale  për  ndërtimin e xhamisë së shumpritur  në Maltërnoc  të Bujanocit.

Takimi  në mes  mërgimtarëve  të fshatit Maltërnoc  i mbajtur në Zvicër ka sjellur rezultatet  e  mira dhe shpresdhënëse  për ndërtimin e xhamisë së shumpritur   në fshatin Maltërnoc të komunës së Bujanocit.

Ndërkaq pos mërgimtarëve të Maltërnocit,  iniciativës për ndërtimin e xhamisë  po iu bashkohen edhe mërgimtarë   nga vendbanime të tjera të Bujanocit e Preshevës, madje edhe nga Tetova e Maqedonisë.

Këshilli  organizativ falënderon   të gjitha ata të cilët  po ndihmojnë me mundësitë e tyre  projektin në fjalë.

Në vazhdim ju sjellim falënderimin e plotë:

Këshilli Organizativ shpreh falënderim të thellë për Amir Ademin nga fshati Corroticë – Preshevë, me punë të përkohshme në Zvicër, Ridvan Fejzullahun nga fshati Geraj – Preshevë, me punë të përkohshme në Zvicër,   Isa Jasharin nga fshati Geraj – Preshevë, me punë të përkohshme në Zvicër, dhe  Ilaz Dauti nga Tetova me  djemt e tij  Xhemalin e Fadilin  të cilët me rastin e iniciativës së ndërmarrë mbi rikonstruktimin e xhamisë së fshatit Maltërnoc, në mënyrë vullnetare kanë dhuruar një sasi të konsiderueshme në të holla, andaj i’u jemi mirënjohës për këtë gjest humanitarë, dhe gatishmërinë e tyre në kontributin e dhënë për ndërtimin e xhamisë së fshatit Maltërnoc.

Me respekt:
Këshilli Organizativ
Qemaj Fejzullahu,
Tel. +41763556589