Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe ai i Preshevës Shqiprim Arifi kanë takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keef me të cilin biseduan për bashkëpunime në të mirë të qytetarëve.
” Fokusimi më i madhë i ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës, qëndrim i yni i përbashkët dhe domosdoshmëri. Vullneti politik për bashkëpunim më të ngusht me përfaqësuesit e ambasadave mike të akredituara në vend është i pakontestueshëm”, ka shkruar kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi në profilin e tij në facebook pas takimit.
” Gjatë takimit me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Denis Keefe, së bashku edhe me kolegun tim,, z.Kamberin, njoftuam shkëlqesinë e tij për situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës dhe e njoftuam edhe për ndryshimet politike në vitin e kaluar me ndërrimin e pushteteve lokale në të dy komunat. Ambasadori Keefe u shpreh i kënaqur me këto ndryshime politike dhe me konstruktivitetin dhe pragmatizmin në zgjidhjen e problemeve teknike dhe politike”, ka shkruar Shqiprim Arifi kryetar i Preshevës./Lugina Press/






