Nesër më 07 01 2017 e shtunë në ora 14:30 do të mbahet manifestimi solemn i Hifzit të Kur’anit nga kandidatja Elma Zejnullahu.
Në organizim të shkollës së hivzit të Kuranit “EL-HIDAJE”, nesër në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë mbahet manifestimi solem i hifzit(nxënies përmendësh) të Kur’anit i Preshevares Elma Zejnullahu. Manifestimi fillon nga ora në ora 14:30 h
Pas 20 vitesh që nga koha kur preshevarja e parë arriti të bëhet hafize, Preshevës i shtohet edhe një hafize tjetër në moshën 18-vjeçare, e cila filloi me memorizimin e Kur’anit në muajin mars të vitit 2015 dhe përfundoi në muajin nëntor të këtij viti. Ajo vitin e kaluar përfundoi shkollën e mjekësisë, ndërsa aktualisht është nxënëse në shkollën e Hivzit të Kur’anit në Preshevë. Në këtë komunë, gati 15 vite po ashtu nuk ka dal asnjë hafëz mashkull.Ndaj nesër do të jetë manifestimi solem i Hifzit të Kur’anit nga kandidatja Elma Zejnullahu eja edhe ti dhe shijo këtë atmosferë madhështore./Lugina Press/








