Ministria serbe e shëndetësisë ka vendosur që pushimi në shkolla të zgjatet për dy ditë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të gripit, njoftojnë mediat serbe, raporton Lugina Press.
Pas bisedimeve të ministrit të Arsimit dhe të Shëndetësisë të Serbisë, është rekomanduar që për shkak të rritjes së numrit të rasteve të gripit tek fëmijët , të zgjatet pushimi shkollor dhe fëmijët të hënën më 9 janar nuk do shkojnë në shkollë.
Pjesa e parë e pushimit dimëror do të zgjatet në dy ditë, dhe mësimi do të fillojë të mërkurën, më 11 janar, ka thënë Ministri i Arsimit Mladen Sarceviq./Lugina Press/
MINISTARSTVO PROSVETE ODLUČILO: Raspust zbog gripa produžen za 2 dana!






