Drejtori i Zyrës së Komesarit të lartë për pakica, Henrik Villadsen ka qëndruar sot në Bujanoc.
Drejtori i Zyrës së Komesarit të lartë për pakica, Henrik Villadse u interesua për së afërmi për situatën në Bujanoc.
Ai gjatë takimit të sotëm me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaipi Kmaberin u informua për kërkesat legjitime të shqiptarëve, interesimin tonë për realizimin e planit 7 pikësh, funksionimin e paralelës së Fakultetit ekonomik në Bujanoc dhe tema tjera me rëndësi për komunën e Bujanocit.
Bashkëpunimi në mes komunës së Bujanocit dhe Zyrës së Komesarit edhe në të ardhmen do të jetë i ngushtë./Lugina Press/







