Flamurin nuk e duan vetëm të mëdhenjtë e duam edhe ne të vegjëlit.
Neve fëmijëve si e kemi për qejfi ngjyrën e kuqe, të mëdhenjët që luftuan ndër shekuj na kënaqën edhe ngjyrën e flamurit të kuq, pa e kuptuar se ai nuk ishte vetëm një petkë i kuq që kënaq sytë tanë si fëmijë, por ishte edhe liria që na erdhi e fituar brez pas brezi, me gjakun e stërgjyshëve tanë, që e çëndisën flamurin tonë me të kuq. Kurse shqiponjën të zezë dy krenare e vunë në mes të tij për ti treguar botës se gjakun e derdhur do ta mbrojë vet ajo.
Ne zogjët e kësaj shqiponje, fëmijët e shqipes, me dashuri po e ndihmojmë edhe sot në këtë ditë rugëtimin e flamurit, të nisur ndër shekuj dhe kjo do të zgjasë deri kur shqiponja me krahët e hapur të saj do ta mbuloj gjithë folenë e vet.
Unë si fëmijë kam besuar se flamuri ka lindur kur u linda unë, por prindërit më thanë se rruga e tij ishte shumë më e gjatë. Pastaj vetëm në shkollë mësova se kjo rrugë u trasua që nga Leka i Madh për ta vazhduar Pirroja, më vonë ngritur nga Skënderbeu e ringritur nga babi i kombit Ismail Qemajli dhe ruajtur nga djemt e vajzat e lirisë, duke i dalë zot amanetit të parëve dhe bërë shtetin tonë.
Sot pas çlirimit me krenari ne fëmijët e shqipes e shijojmë lirinë dhe rikëndojmë me këto fjalë këngën e flamurit:
„O flamur i atëdheut
prush i zemrës Skënderbeut
kur t valvit ti flladi i majit
shohim dorën e Ismail Qemajlit“.
Rroftë Flamuri Kuq e Zi!
Era Limani
Kl. VIII-1
ShF „Muharrem Kadriu“
Tërrnovc i Madh
Ese e shkruar dhe lexuar nga Era Limani në orën letrare në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc të organizuar me rastin e 28 nëntorit.






