Home Aktuale Shfaqja “Mejhane” nga Mitrovica hap festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

Shfaqja “Mejhane” nga Mitrovica hap festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

968
0
SHARE

Autori I tekstit Imer Veliu, njeherit edhe regjisor i projektit është motivuar nga drama “ Audienca “ e Vasllav Havell-it dhe ka adaptuar tekstin për komedi në rrethanat aktuale për Kosoven.
Veliu përmes dialogut që ndërton te përsonazhet, e prezenton realitetin e sotem në Kosovën e mbas luftes. Përsonazhi I Parë është njeri që ka bërë luften për lirinë e Kosovës, por sot është i lënë anash, pa kujdesin meritor nga shoqëria dhe bashkëluftarët e tijë. Shkaku pse ka përfunduar në këtë mënyrë është fakti se nuk ka pranuar të uzurpoj pasuri të huaj, apo të lidhet me ndonjë biznes të pa ndershëm, thjeshtë ka pritur të gëzoj një vend pune në profesionin e tijë.
Përsonazhi I dytë është artisti I cili poashtu ka probleme dhe nuk arrinë të depërtoj me artin e tijë, atje ku aj synon se e ka vëndin. Të zhgënjyer dhe të pa kënaqur me ambientin ku jetojnë, personazhet ipen pas alkoolit dhe gjithë kohen e kalojnë në kafene ( Mejhane ) duke përgojuar veprimet e të tjerve, artistëve dhe veteranve të luftës
Regjisori Veliu pos dy përsonazheve kryesore ka vendosur edhe dy kamarierë që janë aktivë në shfaqje gjat gjithë kohes. Kamarierët e admirojnë profesionin e artistit dhe para tijë shfaqin dashurinë dhe ndjenjat e ndrydhura që kan pasur për tu bërë aktorë. Në krejtë këtë haos brenda kafenesë krijohen situate komike ( humor i zi ) shpesh herë edhe të dhimbshme që përjetohen nga përsonazhet.

14925667_580890825433105_4902640693377705055_n

festivali-presheve