Home Aktuale Rahim Salihi merr detyrën e shefit të kabinetit të...

Rahim Salihi merr detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit

906
0
SHARE

Rahim Salihi nga Tërnoci i Bujanocit ka marrë detyrën,   Shef i  Kabinetit të Kryetarit të komunës së Bujanocit.

Me këtë rast Salhi   në profilin e tij në facebook mes tjerash ka thënë se  le të jetë ky fillimi ku s’bashku do të angazhohemi për një zyrë të hapur për qytetarët në vend të një zyre dedikuar shefit.

Në vazhdim mund të lexoni shkrimin e plotë të tij:

Të dashur miq,

Nga java që filloi kam marrë detyrën e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të komunës së Bujanocit.

Le të jetë ky fillimi ku s’bashku do të angazhohemi për një zyrë të hapur për qytetarët në vend të një zyre dedikuar shefit.

Për përkrahje të çdo iniciative qytetare që ka për qëllim interesin e përgjithshëm dhe avancimin tonë si shoqëri.

Për shpresën e mbjellur nga vet ne në një kohë që Bujanoci dukej i pashpresë.

Për gjithë atë përkrahje që na dhanë qytetarët në fushatë që u kurorëzua me fitoren tonë të përbashkët.

Për derën e hapur dhe dorën e shtrirë.

Për Bujanocin që ne po e dëshirojm.

Ps. Faleminderoj bashkëudhëtarët e angazhimit tonë të përbashkët për përkrahjen që nuk mungoi, kryetarin Kamberi për besimin e dhënë dhe në veçanti popullin i cili na dha mundësinë që t’i përfaqësojmë.

rahimi