Home Aktuale Mustafa e quan Thaçin “Babadimër”

Mustafa e quan Thaçin “Babadimër”

750
0
SHARE

 

 

Premtimet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi të bëra ditëve të fundit, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka krahasuar me ato të Babadimrit.

Kreu i LDK-së, në një postim në Facebook, ka thënë se “sjelljet dhe premtimet të këtilla pa mbulesë financiare e quan Greqinë në bankrot katastrofal dhe krizë të thellë ekonomike e financiare, por edhe disa vende të tjera evropiane”.

 

“Kryeministri ynë në largim nuk ka të drejtë të krijon obligime pa mbulesë. Shërbyesit civil meritojnë tu rriten pagat, meritojnë arsimtarët, mjekët, policët, pjesëtarët e FSK-së, gjyqtarët, prokurorët. Meritojnë të kenë kujdesin e shtetit, i cili menaxhon me tatimet e mbledhura nga qytetarët. Meritojnë të sëmurit nga leukemia e të sëmurit e tjerë, meritojnë pensionistët. Meritojnë të kenë punë ata që janë të papunë dhe ky është obligim meritor i Kryeministrit të një vendi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Ai nuk është Babadimër. Sepse, as skamja, as sëmundja dhe as papunësia nuk ndodhin vetëm në kohë të fushatës, por në këtë kohë duket se kemi skamje të ndërgjegjes së Kryeministrit Thaçi, i cili po manipulon me publikun. Edhe ky është një argument se ai duhet të largohet sa më shpejt me këtë qeverisje të keqe”, ka shkruar Mustafa.

LEAVE A REPLY