Home Aktuale Filmi “Ushtari i humbur” tashmë edhe në Brazil dhe shumë vende tjera

Filmi “Ushtari i humbur” tashmë edhe në Brazil dhe shumë vende tjera

1274
0
SHARE

Ka gjashtëmbëdhjetë vite që është larg vendlindjes, e që punon e vepron në vende të ndryshme evropiane, duke korrur kështu disa suksese në karrierën e tij Regjisori dhe Aktori Valton Jakupi.

Filmi ushtari i Humbur, filloi shfaqjen e tij në Brazil në kuadër të shumë filmave tjerë europian dhe boterorë.

Ky film është i metrazhit të shkurtër ku haptas kritikon vrajsen e fëmijëve në vendet e luftës, po ashtu edhe mbrotjen e ushtarëve, që shumica e ushtarëve vdesin apo kthehen të traumatizuar.

“Ushtari i humbur”, tregon për një batalion që humb një betejë dhe të gjithë mbeten të vrarë përpos një ushtari, i cili komplet i pa armatosur dhe i traumatizuar nga ngjarjet kërkon shpëtim në një vend të panjohur. I tëri i humbur në një mal i shpëtuar nga një betejë luftë, film eshte pelqyer mjaft shumë në ditën e parë në Brazil ku është shfaqur dje.

Sipas Regjosorëve te ketij filmi Frannçois Murphy, & Valton Jakupi, qëllimi është që njerëzit të vetdijësohen dhe ta ngrisin zërin më shumë për mbrojtjen e fëmijeve, ku sipas regjisorit Valton Jakupi, ku njëherit është edhe aktori i vetëm i këtij filmi, thotë se, krijesa më e pafajshme e zotit sot vritet nga gjithkush, dhe te gjithë heshtin.

Në Europë nëse mbytet një femijë, atëherë e gjithë Europa ngritet në këmbë, por në vendet e luftës sa femijë për një ditë vriten dhe askush nuk reagon. Deklaratat dhe dënimet prej zyreve nuk shfaqin ndonjë përmirësim të kësaj dukurie negative, por duhet më shumë që t’i themi njëherë Stop vrasjes së fëmijëve. Dhe këtu i kemi dy viktima, njëri është fëmiu dhe tjetri eshte ushtari i cili është i detyruar të shkojë në vendet e luftës, dhe kthimi i tij është me pasoja tepër të larta, por ndoshta edhe vetëvrasja, kështu u shpreh Regjisori dhe aktori Valton Jakupi.

Ky film do të vazhdojë të shfaqet së bashku me karavanin e fimave tjerë edhe në shumë vende të Europës, Amerikës dhe Azisë.
Ky film është nën produksionet e International Film Europe Sëiss. Movie Design, Theater Antika, dhe Picture Productions nga France.

filmi 14625744-10210319636418261-1873594845-o

14585331-10210319636858272-1358082718-n