Home Aktuale Tërnovc: Rrënohet ura e vjetër për tu ndërtuar e reja

Tërnovc: Rrënohet ura e vjetër për tu ndërtuar e reja

1009
0
SHARE

Në fshatin Tërnoc është rrënuar ura mbi lumin i cili këtë fshat e ndanë në dysh.

Ura e cila gjindej afër xhamisë në fshatin Tërnoc,   në rrugën e cila të shpien për tek lagja e strugarve është rrënuar me qëllim të ndërtimit të urës së re.

Ndërtimin e urës së re e ka potencuar vet kryetari i komunës së Bujanocit  Shaip Kamberi.

kamberi

Ndaj qytetarët e Tërnocit dhe të tjerët për të kaluar  lumin për tek   lagja  e strugarve mund të shfrytzojnë urën e cila gjindet afër ambulantës dhe stadiumit të KF”Tërnoci”

  Rrënimi i urës për të ndërtuar urën e re   po bëhet  në kuadër të punimevë në shtratin e lumit në Tërnoc, projekt ky i filluar vitin e kaluar.

Ndërkohë si  rregullimi i shtratit të lumit e po ashtu edhe ndërtimi i urës kanë një rëndësi të veçant për banorët e fshatit Tërnoc./Lugina Press/